Na ndiqni edhe në

Shkruaj në Dritare

Pse nuk zhvillohet biznesi në Shqipëri!

Pse nuk zhvillohet biznesi në Shqipëri!

Nga Amarilda Fejzullahu
Juriste, Vjenë

Veshtim krahasues me kompanite Europiane

Edhe pse tashme jane pothuajse 30 vjet pas nderrimit te modelit ekonomik, nga nje ekonomi e centralizuar dhe shteterore ne nje ekonomi te lire private, Shqiperia ka ecur me hapa shume te ngadalte ne zhvillimin e biznesit. Kjo si rezultat i shume faktoreve qe se bashku jane nje pengese shume e madhe per ekonomine dhe te ardhmen e vendit. Ekziston nje diference shume e madhe ne menaxhimin e nje kompanie ne Shqiperi krahasuar me nje kompani ne Europe. Disa nga faktoret madhore qe pengojne zhvillimin e bizneseve ne Shqiperi krahasuar me ato Europiane jane:

1. Kultura e menaxhimit te kompanive

Kultura e menaxhimit te nje kompanie ne Shqiperi eshte totalisht ndryshe dhe me shume pak ngjashmeri me ate te Kompanive Europiane, do thoja une. Pjesa me e madhe e kompanive fokusohen ne qellime biznesi afatshkurta sesa afatgjata, pra nuk hartojne plane/modele biznesi afatgjata, kjo si rezultat ose i mentalitetit te rrenjosur tashme ose per shkak te pasigurise qe ofron tregu.

Gjithashtu ne pjesen me te madhe te rasteve ortaku eshte njekohesisht edhe administrator (menaxhim i centralizuar), nuk menaxhohet me qellim rritjen e vleres apo kapitalit te kompanise, nuk ekziston koncepti i vleres se kompanise, ne nje pjese shume te madhe te rasteve stafi nuk ka detyra dhe pergjegjesi te ndara brenda kompanise (gje qe con ne mungesen e specialisteve per fusha te caktuara), nuk eshte i afirmuar koncepti i shperblimit te paracaktuar mujor per oraket/pronaret, nuk kane strukture apo hierarki ne administrate dhe ne pjesen me te madhe te rasteve nuk parashikohen te behen investime ne kompani por vetem te vjelin fitime (qe ne pjesen me te madhe te rasteve nxirren nga kompania ne menyre te kamufluar me qellim shmangie tatimi).

2. Politikat qeveritare nder vite nuk suportojne biznesin e vogel dhe nuk nxisin hapjen e bizneseve te reja (Start-up)

Nuk kam degjuar asnjehere ne Shqiperi qe insitucionet shteterore te ofrojne mbeshtetje financiare per Start-up, gje e cila eshte shume e zakonshme ne vendet europiane. Ne Austri qeveria ka programe te posacme dhe ofron mbeshtetje financiare te vazhdueshme per Start-up per nje periudhe shume te gjate, edhe pas 10 viteve nga themelimi i Start-up. Nderkohe ne Shqiperi nuk ka as nisma qe te perkrahin keto Start-up as per themelimin e tyre me nje kapital minimal. Kjo eshte edhe nje arsye pse rinia Shqiptare le vendin pasi nuk kane nje te ardhme, dhe nuk mund te marrin asnje iniciative ne vendin e tyre.

3. Nuk ekziston tregu per blerjen apo shitjen e kompanive per pasoje nuk kompanite nuk bejne investime me qellim rritjeje

Nje miku im nderkombetar me pyeti njehere se ne cilen industri do i rekomandoja qe te blinte kuota/aksione ne Shqiperi. Kjo pyetje me vuri ne veshtiresi sepse nuk po dija si ti pergjigjesha, njekohesisht me futi ne mendime rreth temes. Konkludova se nuk eshte e zakonshme qe ne Shqiperi te shiten apo blihen kuota/aksione (pervecse ne rastin e bankave dhe te disa kompanive nderkombetare). Tregu nuk eshte i hapur dhe i orientuar drejt kesaj ende. Nje faktor qe e provon kete eshte fakti qe pasqyrat financiare te kompanive ne Shqiperi ne pjesen me te madhe te rasteve nuk pasqyrojne gjendjen reale te kompanise, por hartohen vetem per efekt detyrimi ligjor.

4. Tregu shqiptar eshte nje treg teper i pasigurt ne syte e investoreve te huaj

Edhe pas kaq shume kohesh, Shqiperia vazhdon te jete nje vend teper i pasigurt ne syte e investoreve te huaj, gje e cila vihet re edhe nga renia e ndjeshme e investimeve te huaja ne keto vitet e fundit ne vendin tone. Eshte per te ardhur keq ne fakt sepse shume kompani europiane kerkojne te hapin dege ne vende si Shqiperia ku kostoja e tregut te pune eshte pothuajse 70% me e lire se ne vendet me nje ekonomi te zhvilluar ne Europe.

Edhe pse politikat qeveritare nder vite jane munduar te krijojne lehtesira financiare (ne fushen tatimore) per te nxitur keto kompani te investojne ne Shqiperi, serish nuk duken masa shume efektive. Ne mendimin tim, arsyeja per kete pasiguri eshte mungesa e besimit ne sistemin ligjor, pasi Shqiperia nuk ofron garanci qe ligji do zbatohet ne menyre te njejte per te gjithe. Gjithashtu eshte krijuar edhe pershtypja qe bizneset duhet te korruptojne institucionet qeveritare ne menyre qe te funksionojne normalisht si kompani, por kjo gje nuk eshte ne kulturen e kompanieve europiane.

5. Mungesa e konkurences

Pervecse shume pak fushave qe kane me tepri ofrues malli apo sherbimi (psh. fusha e ndertimit), ne pjesen me te madhe te mallrave apo te sherbimeve nuk ka konkurrence te mjaftueshme. Kjo kryesisht per shkak se nismat e reja te bizneseve nuk favorizohen nga politikat qeveritare. Nje shembull tjeter konkret per kete jane edhe procedurat e prokurimit publik. Procedurat e tenderimit ne Shqiperi jane hartuar ne menyre te tille qe te marrin pjese kryesisht kompanite vendase. Vetem nje pjese fare e vogel e kontratave publike publikohen njekohesisht edhe ne gjuhen angleze, gje e cila eshte nje barriere qe kompanite e huaja te marrin pjese ne keto procedura. Edhe pse Kosova ka filluar shume me vone sistemin e prokurimit publik, procedurat e prokurimit jane ne tre gjuhe (shqip, anglisht, serbisht). Pra krahasuar me Shqiperine, Kosova ka krijuar nje treg me konkurues dhe me nderkombetar. Ne Shqiperi, nje biznes qe nuk merr pjese ne procedurat e prokurimit publik dhe njekohesisht nuk tregton nje produkt apo sherbim jetik, pergjithesisht nuk zhvillohet dhe realizon xhiro vjetore sa per mbijetese.

6. Nuk ekziston koncepti i subvencionimit nga fondet qeveritare

Pjesa me e madhe e njerezve ne Shqiperi nuk e degjon thuajse kurre kete fjale. Subvencion do te thote perkrahje te projekteve te ndryshme ne fusha te ndryshme nga insitucionet shteterore me ane te fondeve publike. Politikat qeveritare nuk perfshijne subvencione ne fushen e agrikultures per mbeshtetje te fermereve, nuk ofrohen subvencione per projekte me fokus inovacionin dhe risite teknologjike. Duke qene se nuk ka asnje perkrahje minimale, bizneset shqiptare hezitojne te ndermarrin nisma te reja per shkak te situatave financiare. Do te ishte nje shtyse teper e madhe per bizneset nese qeveria do te hartonte disa programe financimi me subvencionim te pakten 10-15% te vleres se projektit.

7. Korrupsioni dhe lidhjet politike

Sikurse e kam permendur edhe me siper, nje nga problemet me te medha ne Shqiperi eshte moszbatimi i ligjit ne menyre te barabarte per te gjithe. Korrupsioni nuk eshte nje fenomen i jashtezakonshem dhe vetem ne Shqiperi. Jo! Eshte kudo, ne cdo vend te Europes gjithashtu. E dini cili eshte problemi i Shqiperise? Qe korrupsioni eshte prezent kudo dhe eshte shnderruar tashme ne kulture kombetare. Ne Shqiperi nuk merr as sherbimin me te vogel apo me te rendomte pa ofruar rryshfet. Dhe duke paguar keto rryshfete gjate aktivitetit te perditshem, kompanite shqiptare ose ofrojne produktin/sherbimin me kosto me te larte ose nuk realizojne fitime. Eshte e pamundur ne fakt te llogaritesh sesa shume te kushton te ofrosh rryshfet per aktivitete.

Nderkohe lidhjet politike gjithashtu jane nje pengese e madhe per zhvillimin e disa kompanive te tjera, pasi per shkak te moslidhjeve te duhura me pushtetin nuk e ka kurre mundesine te rritet nje biznes. Faktet tregojne se kompanite me xhiro vjetore me te madhe jane kompanite, aktiviteti i te cilave eshte bazuar ne tendera, pra te gjitha projektet jane ato publike./dritare.net