
Nga Elvis Toçi
Shoh rrenojat qe kane zene vendin e teatrit tim, nje cope e shpirtit tim e identitetit tim ka rene eshte renuar, por ka rene dhe nje pjese identitetit te femijeve te mi, e te ardhmes se tyre. Teatri per mua ishte nje bukuri, volume ideale qe i rrinin Tiranes si kurore, godina ishte ne harmoni mes te shkuares dhe asaj qe po ndertohet me shume elegance dhe shije. Ashtu me kashte, e pamirembajtur, me tubacione qe rridhnin te lena me dashje qe te dukej pa vlere, rrinte prape se prape si stoli ne kete Tirane qe po formatohet dita-dites nga zhvillimi.
Tirana perdite po merr pamjen dhe ndjenjen e nje qytetit ideal, ku ka nje harmoni perfekte te se vjetres, orientales, komunistes, te bukures, modernes dhe pse jo dhe te shemtuares, te gjitha keto rrine bashke dhe lidhja e tyre ishte per mua pikerisht godina e Teatrit, pra kjo godine ishte me shume se teater.
Nje mikesha ime italiane arkitekte me profesion shkruan ne facebook me lot ne sy “u prishen disa linja perfekte racionale, qe bashkejetonin perfekt me identitetin italo-shqiptar te kesaj zone, te nje kulture e perbashket, qe lidh dy popujt dhe dy aleate te koheve moderne, ajo bile e kishte pare dhe si dicka italiane dhe e quan humbje te saj dhe te Italise.
Nje gje kam kuptuar keto vite se ne shqiptaret nuk e kemi luksin te humbim histori, histori te mire dhe perendimore. Si komb, fatkeqesisht ne shekuj kemi krijuar pak identitet europian fale fatit tone te pameshirshem.
Ky teater ishte nje pjese e identitetit tone europian, identitetit tim, ky identitet u zhduk si pa e kuptuar. Nuk do ta kisha besuar kurre qe do trishtohesha kaq shume per nje godine, por fatkeqesisht historia e keqe na ndjek.
Akoma edhe sot mbaj mend prinderit e mij te me flisnin me keqardhje per prishjen ne Sheshit Skenderbej, te dogines se ish bashkise se vjeter dhe krijimit ne vend te saj te nje mostre si muzeu kombetar qe ri si pyke ne nje shesh elegant qe se bashku me hotel Tiranen fshehin vleren e bulevardit Zogu i Pare.
Thone qe do behet aty nje godine moderne dhe te them te drejtem me pelqen projekti, por jane dy tema ate ndryshme.
Por cfaredo te kete ai project, ajo godine qe ofrohet si zgjidhje nuk jep dot histori, nuk jep dot jeten e kaluar ne te qe nga koha e italise deri me dje. Projekti i ri mund te na emocionoje per pak kohe mbas mbarimit sic cdo gje e re por te gjithe do themi ka qene nje here nje teater qe e prishen pa ndjere keqardhje bile duke na e servirur si arritje te madhe.
Architetit danez Bjarke Ingels e kupton kete qe po them dhe do kuptoje ate qe po ndodh ne atdheun tone. Dereziun e ngateruam keq, do t'i vije turp per kete qe beri. Mendoni nje cast ai te mendonte te shkateronte godinat me kashte ne qender te Kopenhagenit afer lumit, do denohej ne ‘turren e druve’ si vrases i Danimarkes, i identitetit te vikingeve. Po ne te shkretet qe ate pak lidhje qe kemi me Europen e perpiqemi ta amplifikojme sa mundemi, per t'u futur nga dritarja e Europes, se deren na e kane mbyllur shpeshhere, sa dhimje ndjej sa…..
Projekti i ri i teatrit, veper e shkelqyer per mendimin tim, do rrinte perfekt ne bulevardin e ri, e si zhvillues jam per te rene dhe te bukuren. Sa shume do ndihmonte formezimin e bulevardit te ri ky projekt qe me krizen e sotme me duket se do haje shume kohe e para.
Ndihem i fyer, i trishtuar, qaj me ata qe nuk bashkohem per politike, por per histori dhe vlera europiane, qaj per femijet e mij dhe identitetin e tyre , qaj per europen time.
Kesaj radhe e dhjete keq./dritare.net

















