
Kush është futur në zyrën e kryeministrit dhe nuk është habitur!
Dritare.net
Nga Malvina Tare
Ditën e djeshme kryeministrja finlandeze Sanna Marin takoi me një ceremoni zyrtare kryeministrin Rama. Më pas siç është e traditës të çdo shqiptari që i tregon shtëpinë e tij miqve, ashtu edhe kryeministri Rama çdo bashkëpunëtori që vjen nga jashtë i tregon ambientet ku ai punon çdo ditë. Sapo futen në zyrën e Ramës qeveritarët e huaj mbeten të habitur nga letra e murit me vizatime, habiten më tej akoma nga tryeza e mbushur përplot me lapsa me ngjyra, vizatime dhe kolora ngjyrosje. Habi e madhe për të gjithë zyrtarët e huaj që maksimumi në tryezën e tyre të punës kanë foton e familjes së tyre dhe ndonjë agjendë shënimesh për mbledhjen e radhës.
“Uau, kjo është zyra juaj? Je i veçantë”,- tha kryeministri holandez me një shenjë habie të theksuar, pas vizitës së tij në nëntor në zyrën e kryeministrit Rama.
“Jam shumë xheloz,”,-tha Charles Michel, Presidentit i Këshillit Evropian, kur në zyrën e kryeministrit Rama pas habisë me bojrat e vizatimet nëpër mure, pa më tej akoma një kosh basketbolli. Me vrap si fëmijë harrakat rrëmbeu topin dhe e bëri një kosh.
Nuk është një zyrë pune, e mbushur me ankthin e takimeve zyrtare, po në fakt duket fiks si një laborator mendimesh, një laborator me ide. Si një atelie e një stilisti të suksesshëm, me copa gati për t’u kthyer në kryevepra.
Plot Shqipëri, e plot pasione brenda një zyre. Kryeministria nuk ka dryna apo porta hekuri. Brenda saj është Qendra për Hapje dhe Dialog, që duket se ka thyer hijen e rëndë të një institucioni vendimmarrës.
Çdo zyrtar i huaj që ka hyrë në zyrën e Ramës ka dalë pa mendje, ka dalë i habitur, e xheloz se mbi pasionet mund të drejtosh edhe një shtet të tërë. Kryeministria i ka thyer rregullat e institucionales, tani është një atelie e sukseshme, është një laborator që prodhon ide, një vepër që fton bashkëpunëtor të huaj çdo ditë dhe ju tregon se ne jemi kështu, të habitshëm, por të veçantë e punëtorë./dritare.net

















