
Nga Malvina Tare
Sa herë ju ka ndodhur, që gati t'ju kenë prerë këmbët me makinë “vipat” e drogës, që shesin mendjen e tyre sterile, me gazin e kilometrazhit të makinave superluksoze!
Jetën ta merr me shpejtësi skëterr trafikanti. Fëmijën ta rrëmben nga karroca i droguari. E ku? Mu në mes të kryeqytetit, e vaj halli ne të tjerët që jetojmë pak më larg qendrës.
Po ne i shohim të gjitha këto çdo ditë e në vend t’ju vëme vizën, qajmë hallin si të bëhemi si ata. Si të hipim në makinat e luksit pa punuar, pa studiuar, me mendje shterpë. Po akoma më keq, se ca e ca duan të bëhen të dashurat e këtyre, krushqit, miqtë e këtyre, e më tej akoma, t'ju ngjajnë.
Sa të rinj keni dëgjuar ju, t’ju tregojnë ëndrrën për t’u bërë mjek. A dikush t’ju ketë thënë se pasioni dhe ëndrra e tij është të bëhet inxhinier dhe po punon fort për këtë. Mua jo në shumë raste.
Ama ëndrrën për makina luksi e dëgjojmë nga të gjithë. E këtu nuk ka të bëj hiç shteti, këtu ka të bëj mentaliteti./M.T/dritare.net

















