Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shkarkimi i Manjanit/ Reagime brenda LSI: "Nuk mbaron këtu..."

Shkarkimi i Manjanit/ Reagime brenda LSI: "Nuk mbaron këtu..."
Shkarkimi i ministrit Manjani, ndonëse u pranua nga vetë Ilir Meta ka hasur në reagime të ndryshme brenda LSI­-së.

Në facebook ziejnë qëndrimet kundër shkarkimit të tij dhe Ramës .

Zv.kryetari i lëvizjes rinore të LSI­-së, Klevi Pojana në një status në Facebook thotë se forca e partisë ku ai bën pjesë buron nga qytetarët që as shkarkohen dhe as emërohen.

“Forca e LSI buron nga qytetarët. Ata as emërohen, as shkarkohen. Ne rritemi, numër 1”, – shkruan Pojana në “Facebook”.

Ndërsa Dejana Kallogjeroviç, këshilltare e LSI në Këshillin Bashkiak të Tiranës ka shkruar në Facebook se shkarkimi i Ylli Manjanit nuk është një histori që mbyllet me kaq.

“Yje si Manjani, nuk bien! Nuk mbaron këtu”, shkruan Kallogjeroviç.

Elio Laze, zëdhënës tek Drejtoria e Burgjeve shkruan:

Nderkohe qe dikush zhgarravit letra ne orar te punes dhe ben konflikte me te gjithe, LSI dhe Ilir Meta bejne thirrje per qetesi dhe maturi. Konflikti nuk i sherben mireqenies se njerezve; thote Ilir Meta ne konventen zgjedhore te LSI ne njesine 8.

Me pas po me kaq #qetesidhedashuri u be votimi per kryetarin e ri te njesise nr8.