Na ndiqni edhe në

Shëndet

Uthulla e mollës, na bën më shumë mirë apo keq! Ja studimi!

Uthulla e mollës, na bën më shumë mirë apo keq! Ja

The Washington Post

Uthulla e mollës është cilësuar prej kohësh si një pije magjike që mund të bëjë mrekulli në shëndet. Kjo është e vërtetë deri në një farë mase.

Shumë studime kanë treguar se uthulla e mollës mund të ulë nivelet e sheqerit në gjak dhe të përmirësojë pak nivelin e kolesterolit. Disa studime kanë treguar se mund t'ju ndihmojë të humbni peshë. Uthulla e mollës zakonisht përmban baktere të njohur si probiotikë, që sipas studimeve mund të ushqejnë mikrobiomën e zorrëve.

Por ka disa paralajmërime që duhet të mbahen parasysh. Shumica e studimeve mbi uthullën e mollës kanë qenë të pakta dhe në disa rastet të interpretuara keq. Pra, provat nuk janë të forta apo përfundimtare, thonë ekspertët. Uthulla e mollës gjithashtu ka potencialin të shkaktojë efekte anësore tek njerëzit që marrin ilaçe për të trajtuar diabetin e tipit 2, presionin e lartë të gjakut dhe gjendje të tjera kronike.

Ekspertët këshillojnë të mos e pini të pastër. Në vend të kësaj, është më mirë që uthullën ta përzieni në ushqime ose ta pini në ujë./L.F-dritare.net