Na ndiqni edhe në

Shëndet

Studimi: Cigaret elektronike tkurrin testikujt dhe ulin sasinë e spermës 

Studimi: Cigaret elektronike tkurrin testikujt dhe ulin sasinë e

Lajm i keq për meshkujt, përdorues të cigareve elektronike pasi sipas hulumtimeve të reja, përdorimi i "vape” mund të tkurrë testikujt dhe madje të zvogëlojë sasinë e spermës.
Hulumtimi i kryer te minjtë meshkuj tregoi se avullimi mund të zvogëlojë madhësinë e testikujve, duke penguar dëshirën seksuale dhe duke reduktuar numrin e spermës.
Shkencëtarët turq matën madhësinë e testikujve të minjve para dhe pasi kafshët u ekspozuan ndaj tymit të cigares dhe avullit të cigareve elektronike, si dhe përcaktimin e biomarkerëve të stresit në gjak dhe organet gjenitale. Megjithatë, efektet e tymit konvencional të cigares, siç tregojnë studimet e mëparshme, janë edhe më të këqija në organin mashkullor.
Numri i spermës së minjve të ekspozuar ndaj tymit të cigareve elektronike ishte 95.1 milionë spermatozoide për mililitër, krahasuar me 98.5 milionë për mililitër në grupin që nuk ishte i ekspozuar ndaj ndonjë substance të nikotinës, përcjell dritare.net
Megjithatë, grupi i minjve të ekspozuar ndaj tymit të cigares kishte numrin më të ulët nga tre numërimet me 89 milionë spermë për mililitër. Testikujt e tyre u matën gjithashtu dhe peshonin më pak se minjtë e ekspozuar ndaj avullit të cigareve elektronike.
“Duhet konsideruar se edhe pse lëngu i cigareve elektronike është futur si i padëmshëm në studimet për ndërprerjen e duhanit, ai mund të rrisë stresin oksidativ dhe të shkaktojë ndryshime morfologjike në testikul.”, shkruajnë studiuesit në raportin e tyre, të botuar këtë muaj në revistën spanjolle Internacional de Andrología.
Në vitin 2020, studiuesit danezë zbuluan gjithashtu se burrat që përdornin cigare elektronike çdo ditë kishin numër të përgjithshëm të spermës dukshëm më të ulët se sa ata që nuk e përdornin. Vlerësohet se rreth 12 milionë të rritur përdorin cigare elektronike, me miliona fëmijë dhe adoleshentë të tjerë të shtuar në popullsinë që përdorin vape, pavarësisht kufizimeve të moshës./K.C/dritare.net