Na ndiqni edhe në

Shëndet

Shkencëtarët japin lajmin: Malaria më në fund mund të ndalet!

Shkencëtarët japin lajmin: Malaria më në fund mund të

Shkencëtarët kanë zbuluar një mikrob që mbron plotësisht mushkonjat nga infektimi me malarie. Malaria te njerëzit përhapet nga kafshimi i mushkonjave të infektuara, kështu që mbrojtja e tyre nga ana tjetër mund të mbrojë njerëzit. Ky mikrob quhet Microsporidia dhe u zbulua duke studiuar mushkonjat në brigjet e liqenit Victoria në Kenia. Ai jeton në zorrë dhe organet gjenitale të insekteve. Ky mikrob i mbron mushkonjat nga infektimi i malaries.

Sa i rëndësishëm është ky zbulim?

"Të dhënat që kemi deri tani sugjerojnë se transmetimi i sëmundjes mund të ndalohet 100%," i tha BBC Jeremy Herren, nga Qendra Ndërkombëtare e Fiziologjisë dhe Ekologjisë së Insekteve në Kenia. Më shumë se 400.000 njerëz vdesin nga malaria çdo vit dhe shumica e tyre janë fëmijë nën moshën pesë vjeç.

Shkencëtarët japin lajmin: Malaria më në fund mund të

Kur mund të përdoret kjo metodë kundër malaries?

Së paku, 40% e mushkonjave në një rajon duhet të infektohen me Mikrosporidia në mënyrë që kjo metodë të ketë efekt. Pra, studiuesit po hetojnë dy strategji kryesore për rritjen e numrit të mushkonjave të infektuar me këtë mikrob. Mikrosporidia formon spore që mund të lëshohen masivisht për të infektuar mushkonjat. Mushkonjat mashkullore (të cilat nuk kafshojnë) mund të infektohen në laborator dhe të lëshohen më pas që të infektojnë mushkonjat femra. "Është një zbulim i ri. Ne jemi shumë të ngazëllyer nga potenciali i këtij mikrobi për kontrollin e malaries" i tha BBC Prof. Steven Sinkins./L.F-dritare.net