
Ministria e Shëndetësisë: Kjo është java me nivelin më të ulët të rasteve pozitive!
Dritare.net
Gjatë deklaratës së përditshme, Ministria e Shëdetësisë, bëri me dije se sot janë regjistruar 8 raste të reja me koronavirus dhe tha se kjo është javë me nivel të ulët të pozitivitetit, krahasuar me numrin e testimeve.
“Situata epidemiologjike në vend aktualisht paraqitet e qëndrueshme dhe me një nivel të ulet të pozitivitetit krahasuar me numrin total te testimeve. Gjatë javës së epidemisë, përqindja e pozitivitetit arriti në 4.3 %, vlera më e ulët nga fillimi i epidemisë, që tregon funkionimin e masave të marra, identifikimin dhe gjurmimin epidemiologjik të rasteve të dyshuara dhe kontakteve të tyre në kohë.
Nga 140 testimet e kryera gjatë 24 orëve të fundit për persona të dyshuar me COVID-19, janë vetëm 8 raste pozitive, përkatësisht në Tiranë 5 raste, në Elbasan 2 raste dhe në Durrës 1 rast. Për të gjitha rastet vazhdon hetimi epidemiologjik në terren.
Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 803 qytetarë dhe aktualisht 68 % e tyre janë shëruar. Në të gjithë vendin aktualisht janë 229 persona aktivë me COVID19”, tha Dr. Eugena Tomini nga ISHP./E.B-dritare.net

















