
Hapja e masave/ Tritan Kalo: Jemi ende në gjysmën e rrugës, ndaj tregoni kujdes!
Dritare.net
Pas hyrjes në fazën e dytë të koronavirusit, e cila është pasur me një sërë lehtësimesh, mjeku infeksionist Tritan Kalo u ka bërë apel qytetarëve që të vijojnë të respektojnë të gjithë rregullat, pasi jemi në gjysmën e rrugës.
“Me hapjen e masave, mos përkeqësoni shkallën e kujdesit ndaj vetes tuaj sepse ende jemi në gjysmën e rrugës dhe kemi ende sfida të tjera për t’u përballur. Ajo që ju duhet të bëni është vetëndërgjegjësimi, kujdesi ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve, higjiena personale dhe kolektive, respektimi i rregullave në daljen dhe lëvizjen në mjedise publike. Jo vetëm që nuk duhen nënvlerësuar, por duhen theksuar gjithmonë e më tej, sepse COVID-19 ende nuk ka shfaqur tablonë e plotë të problematikave që ajo ka. Ju duam dhe ju respektojmë, tha Kalo./E.B-dritare.net

















