Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

38 bashki në zonën e gjelbër, ja rregullat e qarkullimit!

38 bashki në zonën e gjelbër, ja rregullat e qarkullimit!

Nga sot, hartës së zonave të gjelbërta u janë shtuar edhe disa bashki të tjerë, duke bërë që vendi ynë të hyjë në fazën e dytë të koronavirusit e shoqëruar me lehtësime dhe disi kthim në normalitet.

Bashkitë që i janë shtuar hartës së gjelbër janë: Bashkia Tropojë, Rrogozinë, Peqin, Belsh, Cërrik, Gramsh, Ura Vajgurore, Kucovë, Berat, Poliçan, Skrapar, Devoll, Pustec, Maliq, Mallakastër, Kolonjë, Vlorë dhe Selenicë.

Përsa u përket këtyre bashkive dhe atyre që kanë qenë zona të gjelbërta prej një jave më parë, pensionistët do të lejohen të dalin nga ora 06:00- 08:30 , ndërsa qytetarët e tjerë 09:30- 17:30 pa leje.

Në këtë fazë lehtësimesh, gjithashtu shërbimi taksi do të lejohet edhe për të lëvizur në qytetet e tjera, duke ndjekur protokollin dhe me vetëm 2 pasagjerë familjarë.

Pra në këto 38 bashki, qarkullimi do të jetë i lirë, por gjithmonë duke respektuar rregullat e distancimit social për të mos përhapur koronavirusin./E.B-dritare.net