
Trump thotë se vaksina mund të jetë gati deri në fund të vitit, por ekspertët e kundërshtojnë
Dritare.net
Presidenti i Amerikës, Donald Trump ka paralajmëruar sërish se 100,000 njerëz mund të vdesin nga koronavirusi në SHBA.
Ai gjithashtu ka mohuar akzuar se administrata e tij ka vepruar ngadalë kundër pandemisë.
Deri më tani, më shumë se 67,000 njerëz kanë vdekur nga Covid-19 në SHBA. Gjithsesi Trump u shpreh optimist për zhvillimin e një vaksine dhe tha se do të ishte gati deri në fund të këtij viti, informon dritare.net.
Përsa i përket vaksinës, Trump është kundërshtuar nga Dr Anthony Fauci, eksperti më i lartë i sëmundjeve infektive në SHBA dhe shefi kryesor i mjekësisë në Angli, Chris Whitty, të cilët thonë se mund të zgjasë 12-18 muaj krijimi i saj, informon dritare.net.
Gjatë intervistës së tij 2-orëshe Trump u ndal Sërish tek Kina, ku tha se ata e kanë fajin për përHapjen në masë të koronavirusit, por nuk duan ta pranojnë. Gjithashtu tha se SHBA donte të hynte në vendin e tyre për të investiguar, por nuk i lanë.
Trump nuk ka lënë pa përmendur dhe inteligjencën amerikane, duke i akuzuar ata për dështim që nuk arritën të ngrinin alarmin pas shpëthimit të koronavirusit më 23 janar./E.B-dritare.net

















