Na ndiqni edhe në

Bota

Pas dy muajsh karantinë, Italia fillon të dalë nga bllokimi

Pas dy muajsh karantinë, Italia fillon të dalë nga bllokimi

Italia u bë vendi i parë në botë që urdhëroi një bllokim mbarëkombëtar, për shkak të situatës së koronavirusit. Dhe tani, pas më shumë se dy muaj karantinë të detyruar, italianëve u lejohet të rifillojnë disa aktivitete.

Ata do të kenë mundësi të lëvizin më lirshëm brenda rajonit të tyre, të vizitojnë të afërmit, të shkojnë në parqe të rihapura etj.

Gjithashtu rreth 4 milionë njerëz janë rikthyer në punë, informon dritare.net

Deri më tani, Italia ka 210.717 raste të konfirmuara dhe 28.884 vdekje./E.B-dritare.net