Na ndiqni edhe në

Shëndet

Ushqimet që rregullojnë qarkullimin e gjakut!

Ushqimet që rregullojnë qarkullimin e gjakut!

Sëmundjet kardiovaskulare zakonisht shkaktohen nga bllokimi apo ngushtimi i arterieve. Kjo gjë zakonisht shkakton dhimbjet në gjoks, sulmin në tru apo edhe në zemër.

Sëmundjet e zemrës janë aq vdekjeprurëse saqë pacientët e diagnostikuar me ndonjë nga ato sëmundje jetojnë një jetë normale, por me një këmbë në varr.

Sidoqoftë, sekreti për të shmangur ngushtimin e arterieve është ushqimi i duhur dhe aktiviteti fizik.

Boronicat e kuqe

Ushqimet që rregullojnë qarkullimin e gjakut!

Këto boronica të kuqe njihen për uljen e niveleve të kolesterolit të keq brenda trupit. Veç kësaj, ato janë të pasura me antioksidantë që promovojnë shëndetin e mirë të përgjithshëm.

Shpargu

Ushqimet që rregullojnë qarkullimin e gjakut!

Përveç që i pastron arteriet, shpargu edhe ndihmon në zvogëlimin e shtypjes së lartë të gjakut. Në fakt, shpargu cilësohet si ndër ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës.

Çaji i gjelbër

Ushqimet që rregullojnë qarkullimin e gjakut!

Çaji i gjelbër njihet më së miri si ndihmës për humbjen e peshës, por gjithashtu e pengon absorbimin e përqindjes së kolesterolit kur e tretni ushqimin.

Pini të paktën dy gota çaj të gjelbër në ditë dhe do të keni arterie më të pastra brenda pak jave.

Avokado

Ushqimet që rregullojnë qarkullimin e gjakut!

Avokado është ushqim që patjetër duhet futur në dietën tuaj, për shkak se jo vetëm që është i mirë për lëkurën, por edhe për shëndetin e zemrës./E.B-dritare.net