
Rusia regjistron 10,581 raste me koronavirus, brenda një dite
E Hënë 4 Maj 2020, 12:12
Dritare.net
Rusia ka raportuar 10,581 raste te reja me koronavirus vetëm sot, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve në 145,268, informon dritare.net.
Kjo është shifra e dytë më e lartë që ka parë Rusia që nga fillimi i epidemisë.
Deri më tani, në Rusi janë regjistruar 1,356 vdekje dhe 18,095 pacientë janë shëruar. Moska është qyteti më i prekur nga pandemia./E.B-dritare.net

















