
Revolucionare! Thika që ‘ndien erën e tumoreve’ mund të zbulojë kancerin e mitrës brenda disa sekondave
Dritare.net

Një thikë kirurgjikale revolucionare që “ndjen erën e tumoreve” mund të diagnostikojë kancerin e mitrës brenda disa sekondash, kanë konkluduar studiuesit në një zbulim që mund t'u mundësojë mijëra grave të diagnostokohen më shpejt nësë ato janë të sëmura.
Kanceri i mitrës është është kanceri i katërt më i zakonshëm tek gratë dhe prek rreth 9,000 gra në vit në Mbretërinë e Bashkuar, por vetëm rreth 10% e atyre me simptoma të dyshuara që i nënshtrohen një biopsie zbulohet se janë prekur nga sëmundja e rëndë.
Tani ekspertët në Imperial College London kanë zbuluar se iKnife, një pajisje që përdoret tashmë për të trajtuar kancerin e gjirit dhe trurit, mund të zbulojë me saktësi praninë e kancerit endometrial.
"I-Knife diagnostikoi me besueshmëri kancerin e endometrit në sekonda, me një saktësi diagnostike prej 89%, duke minimizuar vonesat aktuale për gratë ndërsa presin një diagnozë histopatologjike," tha ekipi i studiuesve në revistën Cancers. "Gjetjet e paraqitura në këtë studim mund të hapin rrugën për rrugë të reja diagnostikuese."
I-Knife përdor rrymat elektrike për të dalluar midis indit kanceroz dhe atij të shëndetshëm duke analizuar tymin që lëshohet kur indi i biopsisë avullohet, pasi ai është hequr nga mitra.
Studiuesit thanë se efektiviteti i tij u vërtetua duke përdorur mostra të indeve të biopsisë nga 150 gra me kancer të dyshuar të mitrës dhe rezultatet u krahasuan me metodat aktuale të diagnostikimit. Ekipi planifikon të nisë një provë të madhe klinike, e cila mund të çojë në përhapjen e përdorimit të kësaj paisjeje.
Një nga simptomat që konsiderohet “flamur i kuq” për kancerin e mitrës është gjakderdhja pas menopauzës që duhet të kontrollohet gjithmonë pas një referimi dy-javor nga mjeku juaj i përgjithshëm. Të presësh edhe dy javë të tjera për rezultatet mund të jetë vërtet e vështirë për pacientët./J.H/dritare.net

















