Rënie imuniteti dhe rritje infeksionesh nga Covid-19. Është koha të shqetësohemi!
Dritare.net
Nga Nick Triggle- BBC
Dy muaj më parë rastet e koronavirusit shënuan një rënie të madhe në të gjithë botën. Heqja pothuajse e të gjitha kufizimeve dukej sikur kishte qenë një luftë e suksesshme. Por disa javë më vonë infeksionet filluan të rriten sërish dhe pavarësisht vaksinimit, imuniteti po zvogëlohet.
Sa shqetësuese është ulja e imunitetit?
Imuniteti përmes vaksinimit gjithmonë pritej që fillimisht të pësonte rënie. Dy studime në Britani të Madhe, njëri i bazuar te të dhënat nga aplikacioni Zoe Covid Study dhe një tjetër nga Universiteti i Oksfordit sugjerojnë se imuniteti mund të fillojë të rritet pas dozës së dytë. Rënia e dukshme e efektivitetit të vaksinës mund të lidhet me faktin se njerëzit ekspozohen në mënyrë të përsëritur ndaj virusit me kalimin e kohës, duke rritur mundësitë që virusi të çajë mbrojtjet e sistemit imunitar. Kjo tregon edhe njëherë se përse duhet të mësohemi me qarkullimin e kovidit. Ekspertët qenë të qartë kur thanë se ne do të infektohemi në mënyrë të përsëritur gjatë jetës sonë. Por çdo riinfektim duhet të jetë më i butë se ai i mëparshmi. Dhe për shumë njerëz këto infeksionet do të zbuten me çdo rast të të sëmurit, sepse vaksinat janë shumë efektive në parandalimin e sëmundjeve serioze.
Sa shqetësuese është rritja e rasteve?
Kur normat e infeksionit filluan të bien në korrik në Britani, shkencëtarët thanë se nuk duhet të presim një rënie të vazhdueshme siç pamë gjatë izolimit. Shumë studiues parashikuan një rritje të niveleve të infeksioneve. Kjo po ndodh tani, normat e infeksionit po rriten, por gradualisht. Ekspertët besojnë se ne kemi arritur në mënyrë efektive një ekuilibër ku ndryshimet e vogla, qoftë në imunitetin e popullsisë, në sjellje apo numrin e kontakteve që kanë njerëzit, mund të bëjnë dallimin mes rritjes ose rënies së niveleve të infeksionit.
Sa shqetësuese është vjeshta?
Në përgjithësi numri i njerëzve që vdesin mbetet shumë i ulët në krahasim me valët e mëparshme, duke treguar se sa efektive kanë qenë vaksinat. Gjatë valës së kovidit në dimër, më parë në Britani të Madhe kishte 10 herë më shumë vdekje sesa tani. Më shumë se 100 njerëz në ditë mesatarisht ende po vdesin nga virusi. Por gjatë një dimri të keq, 300 deri në 400 njerëz në ditë mund të vdesin nga gripi. E panjohura e madhe dhe ajo që shkakton shqetësimin më të madh te shkencëtarët është ajo që do të ndodhë në vjeshtë. Prof. Mike Tildesley, modelues i sëmundjeve infektive në Universitetin e Warwick, thotë se shtatori do të jetë momenti vendimtar, kur shkollat të nisin dhe njerëzit të kthehen në punë, informon dritare.net
"Gushti është një muaj shumë i çuditshëm. E bën më të vështirë interpretimin e asaj që po ndodh. Në shtator do të kthehen sjelljet normale dhe nivelet e kontaktit."
Dhe nëse shenjat nga Skocia janë të sakta, aty ku sezoni i pushimeve tashmë ka përfunduar dhe rastet po rriten ndjeshëm, atëherë ky mund të jetë një kërcim mjaft të madh.
"Ne jemi tashmë në një nivel mjaft të lartë për sa i përket infeksionit. Pra, nëse shifrat ngrihen dhe kjo përkthehet në një rritje të shtrimeve në spital, mund të ketë probleme.", thotë Prof. Tildesley.
Por nuk ka garanci që do të ndodhë sidomos nëse jemi vërtet afër një ekuilibri ku nivelet e imunitetit në popullatë mund ta mbajnë virusin larg./K.C/dritare.net