Na ndiqni edhe në

Shëndet

Pesë zakone në mëngjes për të humbur peshë pa mbajtur dietë sipas dietologes

Pesë zakone në mëngjes për të humbur peshë pa

Nëse po përpiqeni të dobësoheni, duhet të merrni disa vendime gjatë ditës. Janë disa rituale të vogla në mëngjes të cilat janë çelësi i suksesit dhe maksimizojnë humbjen në peshë. Dietologia e suksesshme Susie Burrell thotë se gjëra të vogla si përshembull të hash një mëngjes të plotë proteinik, dhe të shtosh pak kafeinë në dietën tuaj janë gjërat e para që bëjnë diferencën. Ajo ndan me ne 5 zakone për mëngjesin të cilat do ju ndihmojnë të hiqni dhjamin e tepërt në bark.

Fokusohuni tek uji

Një nga mënyrat më të mira për të humbur ujë është të pish më shumë ujë. Susie shkruan në blogun e saj: “ Veprimi i thjeshtë i të nisurit të ditës me 300-500 ml ujë është rituali më i thjeshtë ditor që mund të adaptojmë. Jo vetëm rihidratim pas gjumit por gjithashtu ndihmon dhe sistemin tretës që të fillojë të funksionojë.“Çajrat bimorë janë një opsion tjetër shumë i mirë që janë të pasur me antioksidantë dhe sasi të ulëta kafeine të cilët gjithashtu kontribuojnë në nxitje të metabolizmit.”

Hani një mëngjes proteinik

Një mëngjes plot me proteina do ju ndihmojë që të ndiheni të ngopur për shumë gjatë. Susie thotë: “ Të konsumosh 20-30g protein nga ushqimet si veza, kosi grek, smoothie apo buka proteinike është mënyra më e thjeshtë për të nisur ditën shëndetshëm. Ky lloj mëngjesi do ju ndihmojë në rregullimin e nivelit të glukozës në gjak në mëngjes. Disa opsione janë vezë me perime, tost me salmon dhe avokado, smoothie, ose kos grek me fruta.

Mos harroni fibrat

Fibrat gjithashtu na ngopin. Ajo thotë: “Një nga problemet më të mëdha me dietat proteinike është se ato harrojnë benefitet e larta të konsumimit të 20-30 g fibra çdo ditë. Disa opsione për mëngjes përfshijnë perimet ose frutat bashkë me vezë, bukë proteinike me fibra, tërshërë ose fruta që mund t'ja shtoni smoothie tuaj.

Shtoni pak kafeinë

Kafja juaj e mëngjesit mund të ketë fuqinë t’ju nxjerrë nga krevati, por mundet gjithashtu t’ju ndihmojë të humbni peshë. Susie thotë: “Një nga mënyrat më të thjeshta për të nxitur metabolizmin është që të përfshini një dozë ditore kafeine dhe nuk ka kohë më të mirë për ta bërë sesa mëngjesi. Kafeina është një stimulant që ka treguar që përshpejton metabolizmin, në nivele të vogla, por sadopak ja vlen.

Tregohuni strikt me sheqerin

Susie thekson idenë që ta filloni ditën siç doni ta vazhdoni, përsa i përket ushqimit. “Sa më shumë sheqer konsumojmë, sidomos në mëngjes, aq më shumë duam, gjë që shpjegon se pse një ditë e filluar me kek banane vazhdon keq e më keq në zgjedhjet ushqimore. Sa më pak karbohidrate dhe ushqime të ëmbla konsumojmë në mëngjes, aq më mirë për kontrollin e peshës në përgjithësi.

Burimi: The Sun./l.f-dritare.net