Na ndiqni edhe në

Shëndet

OKB miraton heqjen e kanabisit nga lista e drogave

OKB miraton heqjen e kanabisit nga lista e drogave

Sot, pas 50 vjetësh, OKB-ja ka hequr kanabisin nga lista e drogave dhe njeh përdorimin e tij terapeutik. Kështu që kërpi nuk është më pjesë e "Tabelës IV" të substancave ku futen edhe heroina dhe kokaina. Siç theksohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, tani ka shumë prova shkencore për përdorimin terapeutik për sëmundje të tilla si: Parkinsoni, skleroza, epilepsia, dhimbja kronike, por dhe më shumë, informon dritare.net

Të gjitha vendet e Bashkimit Evropian votuan pro heqjes së kanabisit nga lista e drogave, me përjashtim të Hungarisë. Kështu përfundon epoka e kufizimeve në prodhimin e kanabisit për qëllime mjekësore dhe shkencore në lidhje me Konventën e vetme të 1961 mbi substancat narkotike.

Në Amerikën e Veriut, kanabisi është i legalizuar, ndërsa në Evropë vetëm Luksemburgu po kapërcen tabunë e ndalimit.

Ndërsa kryeministri i vendit tonë, Edi Rama pak muaj më parë tha se do të legalizojë përdorimin e kanabisit për qëllime mjekësore./K.C/dritare.net