
A do legalizohet kanabisi? Rama: Nuk heq dorë nga kjo ide
Dritare.net
Kryeministri, Edi Rama gjatë konferencës me gazetarët, u pyet për legalizimin e kanabisit. Rama iu përgjigj kësaj pyetjeje duke thënë se, do të jetë edhe 5 vjet në pushtet, dhe do të flasin për këtë.
“Këtu më keni edhe 5 vjet, pastaj flasim. Nuk heq dorë nga ajo ide, do e bëjmë kur të jetë gati. Legjislacioni s’ka mbaruar akoma, do jetë gati kur të jetë gati e njësoj si amnistia fiskale është e lidhur me konsultime dhe ekspertizë ndërkombëtare mos u nxitoni, këtu më keni edhe 5 vjet, pastaj 2025 -2029 flasim, flisni ju se unë, po flasim, flasim."- u shpreh kryeministri.
Ndërsa kur e pyetën për privatizimin e TKOB-së, Rama tha:
"Po është e vërtetë, është një paketë privatizimesh, Kryeministria, TKOB, Galeria e Arteve, godina e Universitetit dhe Korpusi Gjyqësor më duket do privatizohen do bëhen kazino.", tha Rama./K.C/dritare.net

















