
Gjatë disa viteve të fundit, cigaret elektronike ose e-cigaret, janë përhapur mjaft. Mes përdoruesve të sotëm ka edhe shumë të rinj, mjaft prej të cilëve nuk kanë pirë duhan kurrë. Cigaret elektronike fillimisht hynë në treg si alternativë për të rriturit që donin të linin duhanin, por ato po përdoren edhe nga fëmijë.
Për herë të parë edhe Instituti i Shëndetit Publik në Shqipëri del kundër përdorimit të cigareve elektronike. Përmes një postimi në Facebook, ISHP-ja thotë pse nuk duhet të ekspozohemi ndaj cigareve elektronike.
"Cigaret elektronike gjithashtu ekspozojnë miqtë dhe familjarët tuaj ndaj kimikateve të rrezikshme. Mos lejo që cigaret elektronike të dëmtojnë shëndetin e familjarëve dhe miqve tuaj!”, thuhet në postimin e ISHP-së.
Dritare.net ka botuar shpesh artikuj, studime të përkthyera nga mediat prestigjioze britanike, në të cilat mjekë, studiues, shkencëtarë tregojnë me fakte shkencore dhe studime se përse cigaret elektronike janë të dëmshme dhe efektet që kanë ato te njerëzit që i përdorin, që kohët e fundit janë shtuar shumë. Edhe OBSH-ja ka dalë kundër atyre që quhen vape dhe që po çmendin të rinjtë.
Vetë gazetarja Rudina Xhunga i kushtoi një tregim me titull "Cigaret elektronike po vrasin fëmijët tanë", duke treguar efektet dhe pasojat e rënda të tyre, referuar paralajmërimeve të shkencëtarëve/ K.C/dritare.net

















