Na ndiqni edhe në

Shëndet

Grupet e gjakut që kanë më shumë gjasa të pësojnë atak kardiak!

Grupet e gjakut që kanë më shumë gjasa të

Kur jeni në spital dhe keni nevojë për një transplant gjaku, ose keni nevojë të dhuroni gjak kuptoni sa e rëndësishmë është të dini grupin tuaj të gjakut.

Njerëzit me grupe gjaku A dhe B kanë më shumë gjasa të zhvillojnë sëmundje të zemrës. Por me gjithnjë e më shumë studime mbi grupet e gjakut, duket se ato mund të nënkuptojnë më shumë sesa mendojmë, veçanërisht kur bëhet fjalë për disa probleme shëndetësore, veçanërisht për shëndetin e zemrës.

Çfarë nënkupton grupi i gjakut dhe si ndryshojnë ata? Shkronjat A, B dhe 0 përfaqësojnë variacione të ndryshme të gjenit ABO, të cilat programohen nga qelizat e gjakut. Për shembull, nëse keni grupin AB, trupi është i programuar të prodhojë antigjene të qelizave të kuqe të gjakut A dhe B, ndërsa një person me grupin e gjakut 0 nuk prodhon antigjene.

Kështu, gjaku mund të jetë pozitiv ose negativ në varësi të faktit nëse ka proteina në qelizat e kuqe të gjakut. Nëse ka proteina, ju jeni Rh pozitiv. Personat me grupin zero të gjakut konsiderohen si dhurues universalë pikërisht për shkak të mungesës së antigjeneve dhe proteinave, që do të thotë se gjakun tuaj mund ta marrin të gjithë në rast nevoje.

Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës, njerëzit që kanë grupin e gjakut A, B ose AB janë në grupin që ka një shans më të lartë për të përjetuar një atak në zemër ose sëmundje të zemrës.

A dhe B së bashku kanë një shans 8% më të lartë për të pasur një atak në zemër, pasi ndryshimi në mpiksjen e gjakut është pak më i lartë. Gjatë hulumtimit, shkencëtarët zbuluan se ka një shans 51% më të lartë që këto grupe gjaku të zhvillojnë trombozë dhe 47% më shumë mundësi për të zhvilluar një emboli pulmonare, pra bllokimin e njërës prej arterieve.

Sipas ekspertëve, arsyeja e një rreziku kaq të shtuar mund të jetë pasojë e proceseve inflamatore që ndodhin në këto grupe gjaku. Proteinat e përfshira në to mund të shkaktojnë ndërprerje të qarkullimit të gjakut ose hollim të arterieve dhe venave, gjë që çon në një rrezik të shtuar të mpiksjes së gjakut dhe sëmundjeve të zemrës.

Ata besojnë se kjo mund të shpjegojë zvogëlimin e rrezikut të një forme serioze të sëmundjes COVID tek ata që kanë grupin e gjakut zero dhe ky informacion ishte arsyeja e hulumtimit. Një formë e rëndë e sëmundjes COVID mund të shkaktojë sëmundje të zemrës, mpiksje dhe probleme të tjera kardiovaskulare, dhe mesa duket disa grupe duhet të tregojnë më shumë kujdes se të tjerët./M.K/dritare.net