Na ndiqni edhe në

Shëndet

Goditja nga nxehtësia/ Simptomat e rrezikshme dhe si t'i trajtoni ato! 

Goditja nga nxehtësia/ Simptomat e rrezikshme dhe si t'i trajtoni


Temperaturat e larta të verës krijojnë disa rreziqe për shëndetin tonë. Një prej tyre është goditja nga nxehtësia, një gjendje klinike e rëndë dhe urgjente që zakonisht ndodh gjatë periudhave të vapës. Goditja nga nxehtësia është mbinxehja (hipertermia) e trupit, pra një rritje e temperaturës së tij e cila mund të rritet në nivele të larta dhe të rrezikshme. Është një gjendje klinike e rëndë dhe urgjente që zakonisht shfaqet gjatë motit të nxehtë dhe prek kryesisht personat e moshuar dhe të dobësuar. Simptomat e tij mund të ngjajnë me ato të një ataku në zemër ose goditje në tru.


Gjitarët kanë një mekanizëm termorregullues që u lejon atyre të jetojnë në luhatje të mëdha të temperaturës së jashtme duke ruajtur një temperaturë konstante të trupit. Kjo do të thotë se në mjedisin e jashtëm temperatura mund të jetë +40 ose -40 gradë celsius, por indet e brendshme të trupit mbahen në temperaturën 36,6 – 37,1 gradë. Kur ambienti është i ftohtë, trupi prodhon nxehtësi për të qëndruar i ngrohtë, ndërsa kur ambienti është i ngrohtë, trupi nxjerr nxehtësi për të mos lejuar rritjen e temperaturës (trupi e nxjerr nxehtësinë duke kufizuar djegiet, duke zgjeruar enët e vogla, duke rritur djersitjen dhe duke përshpejtuar frymëmarrjen).
Mekanizmi termorregullues bazohet në tru dhe nganjëherë quhet thjesht termostat. Ndonjëherë ky mekanizëm mund të bllokohet dhe mund të ndodhë hipertermi ose hipotermi. Një mënyrë se si mund të ndodhë e para është ekspozimi i zgjatur në diell (djegia nga dielli).
Triptiku, temperatura e lartë, lagështia e lartë atmosferike dhe apnea përbëjnë gjendjen e goditjes nga nxehtësia.
Nga vitet 1980 e tutje media miratoi termin valë e nxehtësisë, duke nënkuptuar temperaturat që mund të shkaktojnë goditje të nxehtësisë.
Të ndjeshëm ndaj goditjes nga nxehtësia, përveç të moshuarve, janë edhe pacientët që marrin vazodilatatorë dhe diuretikë, pra personat që vuajnë nga hipertensioni arterial, insuficienca kardiake si dhe personat që vuajnë nga diabeti.

Faktorët predispozues:
Mosha mbi 65 vjec.
Dështimi i zemrës, dështimi i veshkave, dështimi i mëlçisë.
Përdorimi i alkoolit ose drogave të tjera depresive.
Përdorimi i antidepresantëve, fenotiazinëve, barnave antiparkinsonike etj.
Historia e goditjes së mëparshme të nxehtësisë.
Obeziteti
Puna në temperaturë shumë të lartë të ambientit.


Simptomat

Simptoma e parë është zakonisht ngërçe për shkak të humbjes së kripërave. Mund të shfaqen marramendje, konfuzion, dhimbje koke, të përziera dhe të vjella. Mund të vërehen gjithashtu delirium, konvulsione dhe ndonjëherë humbje e plotë e vetëdijes. Lëkura është e nxehtë, e kuqe dhe e thatë, ethet mund të arrijnë 41 gradë celsius, frymëmarrja është e shpejtë ndërsa pulsi gradualisht dobësohet. Në goditje të rënda të nxehtësisë, pacienti pëson shkatërrim masiv të muskujve, dështim të veshkave dhe frymëmarrjes, madje edhe edemë pulmonare. Ritmi i zemrës është i ndërprerë, ashtu si edhe koagulimi i gjakut. Në fazat e avancuara, mund të vërehet edhe encefalopati, e cila mund të çojë në koma, ndërsa edhe vdekja në këto kushte është e mundshme. Raportohet një shkallë vdekshmërie prej 25% e të sëmurëve.


Parandalimi
Megjithëse goditja e nxehtësisë mund të jetë fatale ose të shkaktojë dëme të përhershme, është relativisht e lehtë për t'u parandaluar. Ne konsumojmë shumë lëngje, hamë shumë fruta- sallata, kufizojmë sheqerin dhe pijet alkoolike. Shmangim ekspozimin në diell dhe kujdesemi që ta mbulojmë trupin me rroba të rehatshme pambuku ngjyrë të çelur dhe kokën me kapele.
Kur dyshoni për goditje të nxehtësisë:
Lëvizeni pacientin menjëherë në një vend të freskët.
Hiqni rrobat e rënda.
Aplikoni pako të ftohta.
Nëse është e mundur, jepni shumë lëngje.
Pacienti transportohet në institucionin më të afërt shëndetësor./K.C/dritare.net