Na ndiqni edhe në

Shëndet

Çfarë është kolagjeni dhe çfarë i bën trupit!

Çfarë është kolagjeni dhe çfarë i bën

Kolagjeni është një lloj proteine. Kryesisht gjendet te kockat e kafshëve por vitet e fundit, merret lehtësisht edhe si suplement. Përdorimi i kolagjenit është shtuar së fundmi, ku më së shumti përdoret nga gratë të cilat duan të përmirësojnë lëkurën, flokët dhe kockat. Mund të merret lehtësisht në ujë, kafe, çaj apo në smoothiet e mëngjesit.

Çfarë është kolagjeni dhe çfarë i bën

Edhe pse përdorimi i suplementeve të kolagjenit dhe produkteve të tjera të kolagjenit është në rritje, shumica e njerëzve nuk e dinë se çfarë është në të vërtetë kolagjeni dhe çfarë ndikimi ka në trup.

Ky artikull ju tregon gjithçka që duhet të dini për kolagjenin!

Çfarë është kolagjeni dhe pse është i rëndësishëm?

Çfarë është kolagjeni dhe çfarë i bën

Ka 28 lloje të njohura të kolagjenit, me kolagjenin e tipit I që përbën 90% të kolagjenit në trupin e njeriut. Kolagjeni përbëhet kryesisht nga aminoacidet glicina, prolina dhe hidroksiprolina. Gjendet kryesisht në indin lidhor, lëkurë, tendinë dhe kocka. Me kalimin e viteve, prodhimi i kolagjenit bie.

Përdorimet e kolagjenit

Trupi juaj prodhon natyrshëm kolagjen por ju mund ta merrni atë përmes burimeve dietike si pula, peshku por edhe suplemente të kolagjenit.

Çfarë është kolagjeni dhe çfarë i bën

Produktet orale dhe topikale të kolagjenit si suplementet dhe kremrat e fytyrës janë të njohura për trajtimin e shenjave të plakjes si rrudhat, humbjen e hidratimit të lëkurës dhe dhimbjet e kyçeve.

Ju mund të blini kolagjen në formë pluhuri, kapsule dhe të lëngshme.

Mund ta merrni si suplement ose ta shtoni në pije – të nxehta dhe të ftohta – dhe ushqime të tilla si bollgur apo kos.

Çfarë është kolagjeni dhe çfarë i bën

Profesionistët e kujdesit shëndetësor përdorin gjithashtu kolagjenin dhe materialet me bazë kolagjeni në fushën mjekësore, duke përfshirë trajtimin e plagëve, djegieve dhe ulcerave diabetike.

Për më tepër, kompanitë e kozmetikës përdorin kolagjenin në produkte si hidratuesit dhe serumet për shkak të vetive të tij hidratuese.

Çfarë e shkakton humbjen e kolagjenit?

Me kalimin e moshës, prodhimi i kolagjenit natyrshëm bie. Ky ndryshim ndikon në shenjat e plakjes, sidomos te lëkura dhe kockat.

Ndërsa humbja e kolagjenit me kalimin e moshës është i pashmangshëm, disa faktorë dietik dhe stili i jetesës mund ta përshpejtojnë këtë proces.

Për shembull, pirja e duhanit dihet se ndikon në uljen e kolagjenit dhe shkakton plakje të lëkurës. Pirja e alkoolit ndikon gjithashtu.

Cilat janë përfitimet që marrim prej kolagjenit?

Studimet kanë treguar se marrja e suplementeve të kolagjenit mund të ofrojë disa përfitime.

Ndikimi te lëkura

Çfarë është kolagjeni dhe çfarë i bën

Një nga përfitimet më të njohura të suplementeve të kolagjenit është lëkurë pa rrudha. shëndetin e lëkurës.

Ndikimi te kockat

Çfarë është kolagjeni dhe çfarë i bën

Përveç përmirësimit të disa aspekteve të shëndetit dhe lëkurës, suplementet e kolagjenit mund të ofrojnë disa përfitime të tjera.

Çfarë është kolagjeni dhe çfarë i bën

Marrja e suplementeve të kolagjenit për një kohë të gjatë mund të ndihmojë në rritjen e densitetit mineral kockor tek njerëzit në postmenopauzë, të cilët janë në një rrezik më të madh të zhvillimit të osteopenisë dhe osteoporozës.

Cilat janë efektet anësore të marrjes së kolagjenit?

Suplementet e kolagjenit nuk shoqërohen me efekte anësore negative./L.F-dritare.net