Na ndiqni edhe në

Arkiv

Samsung së shpejti në treg me telefon-tablet

Samsung së shpejti në treg me telefon-tablet
Kompania Samsung pritet që këtë fundviti të sjellë pajisjen e saj të parë me ekran që paloset, një lloj telefoni, i cili do të transformohet në një tablet kur shpaloset.

Përderisa ky parashikim nuk bazohet në ndonjë burim të brendshëm këtë herë, kjo pajisje e së ardhmes telefon-në-tabletë e Samsungut ka qenë qëllimi kryesor i kompanisë. Ndërkohë, Samsung është duke planifikuar të lançojë telefonat e parë me ekran të palosshëm në vitin 2018, por së fundmi është përfolur se ky lloj telefoni do të lançohet në vitin 2017.

Tani thuhet se Samsung ndoshta mund të nxitojë pak duke e lançuar këtë pajisje në fund të këtij viti.