Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Saimir Kodra, siç nuk e keni parë kurrë

Saimir Kodra, siç nuk e keni parë kurrë
Saimir Kodra  është një nga personazhet më të dashur të ekranit shqiptar, që prej 20 vitesh , mban të mbërthyer para ekranit mijëra shikues. I drejtpërdrejtë dhe me humor, këto janë dy tipare që nuk kanë ndryshuar asnjëherë tek Saimir Kodra.

E vetmja gjë që shohim ndryshe kohët e fundit tek ai, është pesha. Së fundmi është liruar prej saj dhe ka rënë jo pak, por 15 kilogramë.

Para tre muajsh, Saimir Kodra rrëfeu për dritare.net se i kishte thënë Stop mishit dhe nënprodukteve të tij, duke iu bashkuar kështu listës së gjatë të personazheve të njohur që kanë përqafuar veganizmin tek restoranti i vetëm vegan në Shqipëri, Veggies Tirana.

[caption id="attachment_246080" align="alignnone" width="497"] Saimir Kodra në mbrëmjen e 20-vjetorit të Opinion, me këngëtaren Jeta Faqolli[/caption]

Dhe të qenit vegan, jo vetëm e ka drejtuar Saimirin tek ushqimi i shëndetshëm, por edhe e ka ndihmuar të dobësohet: nuk janë pak  15 kile, arritur pas ndryshimit të mënyrës së ushqimit dhe alternimit me sport.

Megjithatë, Saimiri si një adhurues i peshkimit, nuk ka hequr dorë  peshku, plotësisht. Preferon të konsumojë peshqit që gjuan vetë dhe  thotë me të qeshur se është përfundimisht vegan që e thyen pak dietën ushqimore me peshk.

Në fakt veganët si Saimiri quhen peskatarianë. Ata nëse duan mund të hanë nga e hëna deri të shtunë te Veggies Tirana dhe të dielën të hanë peshk sa të duan./dritare.net