Rrëfimi i dhimbshëm i aktores së njohur: Nuk kishim shtëpi, flija në teatër
Dritare.net
Në një intervistë për supershendeti.com Egla ka rrëfyer jetën e vështirë të saj dhe të familjes së saj. Aj ka rrëfyer mes të tjerash se kur ajo ishte fëmijë familja e saj mbeti pa shtëpi, dhe kështu u stehuan në teatër, ku jetuan për një vit.

“Teatri për mua është shtëpi, në kuptimin e vërtetë të fjalës. Nuk është metaforë dhe nuk ka të bëjë me sentimentalizma. Kur isha në kopsht, rrethanat e jetës e sollën që prindërit e mi të strehoheshin në Teatër. Im atë ishte kineoperator. Kemi fjetur në një dhomë grimi për disa muaj (gati një vit ndoshta). Për të shkuar në kopsht kaloja nga skena. Për t’u kthyer në shtrat, kaloja nga salla, skena, pas-kuintat… Debutimi im ka qenë në po atë skenë ku flija, kur isha 7-8 vjeç, si prezantuese e festivaleve për fëmijë, që bëheshin nga qendrat kulturore në atë kohë. Kur shihja publikun e ulur përballë, më dukej sikur shumë njerëz kishin ardhur për vizitë në shtëpinë time. Në çdo Teatër, që punoj si aktore apo ulem si publik, gjëja e parë instiktive që bëj është t’i marr erë, për të ndier erën e shtëpisë. Kjo është lidhja ime me Teatrin.”, rrëfeu aktorja./ I.M-Dritare.net