

Përbërësit:
125 gram miell
1 vezë
300 ml qumësht
Pak kripë
Arra
Biskota të grira
Vaj për skuqje
Mjaltë
Përgatitja:
Hidhni miellin dhe kripën në një tas. Shtoni vezën dhe më pas qumështin. Përziejini mirë derisa të bëni një masë brumi të butë.
Lyeni tiganin me pak vaj dhe hidhni pak nga brumi i përgatitur. Piqni krepat nga të dyja anët.
Ndiqni të njëjtën procedurë derisa të mbaroni të gjithë brumin. Vendosini në një pjatë dhe shërbejini me arra, mjaltë dhe biskota të grira./shije.al

















