Por, lajmi që pushtoi mediat sociale ditën e sotme, duket se nuk ka mbërritur ende në veshët e stilistes që kuroi pamjen e përfaqësueses sonë, Eneda Tarifa në Eurovision.
“Nuk jam shumë në dijeni të lajmeve, por unë e dija që komente do kishim. Komente ka patur që në fillim, negative dhe pozitive. Në fund të fundit s’mund t’i kënaqësh të gjithë. Unë detyrën time e kam bërë deri në fund dhe siç e patë të gjithë, Eneda në skenë doli e veshur!” – tha Bora Kokëdhima për anabel.al.