Rama: Dy fotografi, dy fytyra të debatit për protestën e diasporës
Dritare.net

Kryeministri Edi Rama reagoi lidhur me thirrjet për protesta nga diaspora, duke denoncuar atë që e cilësoi si manipulim në rrjetet sociale. Ai solli rastin e një ndërtimi pa leje në kalanë e Durrësit, duke theksuar se interesat private po paraqiten si kauza publike për të penguar procesin e rehabilitimit të trashëgimisë kulturore.
Postimi i plotë
DY FOTOGRAFI DHE DY FYTYRAT E NJË SIMBOLI TË THIRRJES PËR DIASPORËN NË PROTESTË
Majtas: Një shtesë skandaloze pa leje brenda mureve të kalasë së Durrësit. Shteti do ta shpronësojë në kuadrin e pastrimeve për Rilindjen e Zonës Historike, sipas projektit të miratuar.
Djathtas: Një protestuese e përbetuar për mbrojtjen e mjedisit që bërtet, “Diaspora këtë vit nuk do të vijë për pushime, por për protestë”. Ajo është vetë ndërtuesja e shtesës pa leje, e cila ka deklaruar përpara meje se do hidhet me kokë nga tarraca, po nuk e pranon fondin e shpronësimit të atij çibani ngaqë i duket pak
Pikërisht kështu funksionon algoritmi i manipulimit në rrjetet sociale:
Një shkelëse e ligjit, qëndrestare kundër pastrimit të trashëgimisë kulturore nga çibanët e ndërtuar pa leje vishet me flamurin e interesit publik, ve kujën për atdheun në rrezik dhe kthehet në heroinë
Fakti pastaj që ky personazh grotesk është edhe militante e vajmedet Partisë Demokratike, e fut rastin në një kornizë shembullore të dashurisë për natyrën
*Çibani ka një hipotekë nga koha e dy gishtave!/dritare/net