Protesta në Tiranë hyn në ditën e 21-të, i bashkohet edhe diaspora
Saturday 20 June 2026, 20:08
Dritare.net

Protesta e zhvilluar sot në Tiranë shënoi ditën e 21-të. Krahas qytetarëve, në tubim morën pjesë edhe shqiptarë të ardhur nga diaspora, disa prej të cilëve parakaluan me automjete në akset kryesore të Tiranës.
Pjesëtarët e diasporës u grumbulluan fillimisht në bulevardin “Zogu i Parë”, për t’iu bashkuar më pas protestuesve në sheshin “Skënderbej” dhe marshimit drejt Kryeministrisë.

Gjatë protestës, pjesëmarrësit kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa përmes pankartave, meme-ve virale dhe përmbajtjeve të krijuara me inteligjencë artificiale, u shprehën edhe kundër figurave kryesore që kanë dominuar skenën politike shqiptare ndër vite.
