Qeveria takohet dhe sqarohet në facebook
E Mërkurë 14 Qershor 2017, 21:09
Dritare.net
Artur Mickaj deklaroi se pretendimet e ministres teknike të Mirëqenies Sociale, Xhuljeta Kërtusha janë të bazuara mbi disa fakte të cilat nuk janë të bazuara as në ligj, dhe as në VKM.
Mickaj shkruan më tej se e konsideron të drejtë vendimin e tij për të mos e shkarkuar Marisa Kacorin, pasi nuk ka fakte që provojnë nëse ajo ka marrë pjesë në fushatë gjatë orarit të punës, ose në ambientet e një institucioni shtetëror.
Por pse qeveria dhe institucionet po reagojnë në facebook, dhe nuk po takohen në zyra për të sqaruar të gjitha keçkuptimet e tyre, që kohët e fundit janë rritur ndjeshëm, por preferojnë facebookun për deklarata mjaft të rëndësishme!./ dritare.net