Na ndiqni edhe në

Pyet Logopeden

Pyet Logopeden: Djali nuk flet. Si të sillem me të tani që jemi të izoluar?

Pyet Logopeden: Djali nuk flet. Si të sillem me të tani që jemi

Përshëndetje, kam djalin 18 muajsh dhe nga dita që lindi gjithçka shkoi mirë, por në muajin e parë pësoi një ftohje të rëndë dhe e shtruam për dy javë nën vëzhgimin e mjekëve. Diku rreth 5 muajsh më pëson një aksident, pati ënjtje në kokë dhe të vjella, por mjekët më thanë nuk asgjë për t’u shqetësuar. Jua tregova të gjitha këto pasi s’di mbase kanë lidhje me zhvillimin e tij tani. Dua të di a ka kaluar fëmija im ndonjë traumë? Pasi nuk flet akoma asnjë fjalë dhe më tremb shumë kur e thërras në emër e nuk më përgjigjet. Gjithashtu ka vonesë në daljen e dhëmbëve, i kanë dalë vetëm katër dhëmbë. Përpiqem shumë këto ditë ta aktivizoj me lojëra apo detyra të vogla, por ose qesh ose bën sikur nuk të shikon dhe largohet. I pëlqejnë shumë zhurmat e çuditshme, gjithashtu nervozohet dhe herë-herë godet kokën me duar. Ju lutem mund të më këshilloni çfarë të bëj, ku mund ta çoj për vizitë pasi këto ditë jemi të izoluar në karantinë dhe po stresohem shumë nuk di si ta ndihmoj fëmijën tim.

Berjana Molla, Logopede, QSUT, përgjigjet :

Përshëndetje ju falënderoj për vlerësimin!

Duke ju referuar kronologjisë që ju më parashtruat por edhe zhvillimit të përgjithshëm aktual të fëmijës, me aq sa shpjegon prindi, do ju këshilloja të bënit një konsultë të plotë duke ja nisur nga mjeku neuropediatër, maxillofacial, logoped… ( ekip multidisiplinar) që të mund të arrijmë në një konkluzion, por kjo pasi situata të jetë qetësuar. Ndërkohë do ju kërkoja të fillonit të programonit ditën e fëmijës tuaj:

Pyet Logopeden: Djali nuk flet. Si të sillem me të tani që jemi

-përpiqu ta aktivizosh në komanda teke të thjeshta ( hajde, ulu, hidhe te koshi etj..)

-luaj me imitime vokale të ndryshme ( makina—pi pip, kuba, lodër—pam pam , duke qenë ti gjithmonë e para shembull për të)

-targeto një-dy fjale ( dua, ha,, etj) dhe përsëri jepja ti e para shembullin duke u përpjekur të marrësh të njëjtin imitim

- krijo lojëra me plasteline, letra, libra qoftë vetëm shfletim dhe gradualisht kërkoi të tregojë dhe ndjekë me gisht figurat, por gjithmonë në bashkëpunim me ty ( aq sa mund të arrish pasi mosha e tij e bën individualist)

- lojë me top ( hidhe topin,,opaaa apo ma jep) qëndro ti mbrapa fëmijës dhe dikush tjetër përballë dhe jepini shembull të saktë aq sa mund të arrini, por drejto lojën dhe reago.

- kërko aktivitete online për grupmoshën e tij

Mbi të gjitha do ju kërkoja të mos bënit krahasime nga një fëmijë tek tjetri për sa i përket zhvillimit të përgjithshëm. Unë e them gjithmonë: çdo fëmijë është unik, konsultohu me specialist, trajto në kohë por mos krahaso./dritare.net

*Për çdo pyetje ose këshillë ju mund të kontaktoni me logopeden Berjana Molla, në adresën e emailit : [email protected]