
Puna më e re në Shqipëri, ja pse BE kërkon legalizimin e prostitucionit!
Dritare.net

Në ketë aspekt duhet të merren disa vendime politike. Marrë si shembull, shtetet europiane janë duke diskutuar aktualisht dënimin e prostitucionit duke ndjekur modele të ndryshme. Disa shtete janë më liberale në qasjen e tyre, duke u mundësuar prostitutave daljen pa probleme, pa pasur frikën e sanksioneve penale, dhe e kufizojnë dënimin në rastet e prostitucionit të detyruar, përfshirjes së fëmijëve dhe raste të tjera të rënda. Neni 113 dhe neni 115 duhet të shfuqizohen. Por, meqenëse kjo mund të çojë në një diskutim politik i cili mund të shtyjë reformën, ky vendim mund të merret më vonë”, thuhet në sqarimin e EURALIUS-it.
Në vijim, ata argumentojnë se përse duhet të bëhen këto ndryshime në Kodin Penal. “Strukturat e krimit të organizuar përdorin dënimin si kërcënim ndaj prostitutave për të mos u larguar. Një numër i madh i shteteve europiane nuk e ndëshkojnë prostitucionin si një krim, sepse ata dëshirojnë t’u mundësojnë prostitutave mbrojtje, si dhe mundësinë për ta lënë këtë profesion. Modelet europiane shkojnë përtej dekriminalizimit, p.sh., Gjermania qysh nga viti 2001. Në vend të vënies nën ndjekje penale, modeli europian u ofron sigurime sociale dhe shëndetësore, u jep siguri ligjore dhe u mundëson atyre kualifikimin në një profesion tjetër. Ky sistem lufton edhe aktivitetet e tjera kriminale të lidhura me prostitucionin e paligjshëm”, thuhet në sqarimin e ekspertëve ligjorë të BEsë. S
ipas tyre, “Ministria e Drejtësisë po punon për një rishikim të plotë të Kodit Penal. Hapi i parë është të kontrollohet pjesa e përgjithshme e këtij kodi. Legjislacioni europian u jep zgjidhje çështjeve standarde (si p.sh., tentativa), të cilat mund të rregullohen në një mënyrë më të detajuar dhe mund të merren siç janë në legjislacionin shqiptar. Pasi të bëhet kjo, duhet të kontrollohet ndikimi në pjesën e posaçme të Kodit”.

















