Prostitucioni VIP në Tiranë/ Veprimet e taksistit Hajredin, çuan në zbulimin e rrjetit
Dritare.net
Siç bën me dije Prokuroria, hetimi që u finalizua me shtatë të arrestuar gjatë aksionit “Mustang” ka nisur në fund të vitit 2015. Gjashtë të pandehurit e tjerë, sipas akuzës, janë gjykuar e po gjykohen në procese të ndara në Gjykatën e Tiranës. Ndërkohë, i fundit person për të cilin pritet të fillojë gjyqi është shtetasi Hajredin S., në makinën e të cilit është bërë edhe arrestimi i vetë atij dhe njërës nga vajzat që shfrytëzohej nga grupi.
Hajredin S., sipas akuzës, nuk ka qenë pjesë e shfrytëzimit të vajzave, të cilat si tutorë kishin tre persona të tjerë. Personat në fjalë gjenin klientë dhe i dërgonin vajzat në adresën e dhënë, duke përdorur makina e taksi të ndryshme, siç ishte edhe rasti i Hajredin S. Fillesa e hetimit, siç bën me dije Prokuroria, ka qenë informacioni i siguruar në rrugë operative se personi me pseudonimin “Nini” merrej me shpërndarje narkotikësh dhe shfrytëzim prostitucioni.