
Pranimet në Universitetin e Tiranës, ja kushtet!
E Enjte 18 Korrik 2019, 07:07
Dritare.net

Të gjithë studentët të cilët kanë mbaruar Maturën Shtetërore kanë rreth dy javë kohë që të zgjedhin preferencat e tyre dhe t'i rendisin ato, në të gjitha Universitetet publike dhe private të vendit tonë.
Tanimë Universitetet kanë nxjerrë kushtet që do të pranojnë studentët e rinj në programet e tyre të studimeve.
Universiteti i Tiranës, në të gjithë fakultetet e tij ka bërë një ndarje të mesatares së shkollës së mesme, dhe llogaritja e tyre do të bëjë që studentët të kenë mundësi të studiojnë në njërin nga fakultetet.
Në tabelën më poshtë të publikuar nga "Panorama" mund të gjeni të gjitha kriteret që ka vendosur UT Për pranimet e reja, që sivjet shkojnë seri në 20 mijë studentë./ I.M-Dritare.net

















