Na ndiqni edhe në

Arkiv

Portokalli VS Klanifornia, kush triumfoi mbrëmë!

Portokalli VS Klanifornia, kush triumfoi mbrëmë!
Emisioni i humorit Portokalli, prej vitesh është bërë traditë, që në natën e ndërrimit të viteve të bëjë një transmetim maratonë prej disa orësh. Këtë vit përballë saj si konkurente e fortë, ishte Klanifornia në Klan, ku shumë prej aktorëve ishin ata që dikur bënin  Portokallinë. Lufta për audiencë ishte e qartë që në reklamat e tyre për puntatën e 31 dhjetorit. Portokallia, si armë të fortë përdori rikthimin e aktorëve të vjetër, ndërsa Klanifornia riktheu pas shumë vitesh grupin më të famshëm të konkurentes së saj, SHBLSH.

Por kush triumfoi mbrëmë?

Në postimin e facebook-ut, në Dritare.net, komentet qenë të shumta. Me një llogaritje të thjeshtë, rezultatet e pyetjes “Kë po ndiqni, Portokalli apo Klanifornia”, në komentet e Dritare.net ishin ‘kokë më kokë’.

Kjo përkthehet në  një triumf për Klanifornian, e cila me vetëm me tre muaj, konkurroi një program 10-vjeçar.

Shtuar faktit që puntat e para të Klanifornias, nuk pati një impakt fort të mirë tek audienca.

Çfarë shije lanë mbrëmë te publiku dy programet?

Shijet janë të ndryshme, kjo vërehet edhe në  komente. Por vlen për tu theksuar se kritika për të dy programet ishte e përbashkët.

“Pak humor, dhe fjalor i pisët”.

Ndërsa kishte edhe kritika për secilin nga programet. Për Portokallinë, publiku nuk pëlqeu “humorin me tërmetin”.

Ndërsa për Klanifornian, imitimi i figurave si Ismail Qemali dhe Isa Boletini.

Më në fund, pas përpjekjeve të Al Pazar, një program ia del t’i afrohet kaq afër Portokallisë, dhe kështu siç e ka nisur, vitin tjetër edhe t’ia kalojë. Bravo Turi. Ia dole!/L.F-dritare.net