Na ndiqni edhe në

Politikë

Pse urdhëroi Berisha të digjej PS! Flet Flogert Muça!

Pse urdhëroi Berisha të digjej PS! Flet Flogert Muça!

Gazetari Flogert Muça në DritareTv analizoi protestën e 7 tetorit, e organizuar nga Rithemelimi. Muça se protesta e organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe tentativa për djegien e selisë së PS, është e papranueshme. Kjo pasi sipas gazetarit, selia nuk është e një individi as shtëpia e kreut të shtetit Edi Rama por e mbi 1 milion shqiptarëve.

“Sipas retorikës së Flamur Nokës qëllimi i protestës ishte qeveria teknike së pari dhe e dyta shprehja e zemërimit popullor. Por Noka dhe Bardhi sa i lodhën më kot militantët vërdallë nëpër Tiranë. Protesta nuk arriti asnjë qëllim, madje humbi pikë, sepse nuk mblodhi aq njerëz sa pretendonin. Si organizim ishte e dështuar.

Sali Berisha ka bërë atë që nuk e bëri as në vitin 1997, ka sulmuar me molotovë selinë e partisë kundërshtare. Kjo është e papranueshme për secilën parti. Selia nuk është shtëpia e pushtetit të Edi Ramës. Ajo seli nuk është e një individi. Nëse sot ke diçka personale me Sali Berishën, nuk mund të shkosh në selinë e PD dhe ta sulmosh. Selia e PS dhe e PD janë shtëpitë e mbi 1 milionë e gjysmë shqiptarëve.

Nëse ti shkon dhe sulmon shtëpinë e socialistëve atëherë problemi nuk është vetëm me Edi Ramën, por me socialistët. Pra ti po i fton ata në duel. Po të ishte një kryetar i çmendur, një ditë pas proteste mund të mblidhje mijëra njerëz në selinë e PS për të treguar mbështetje.

Çfarë do të prodhonte kjo?

Një përplasje civile. Unë them që sulmi ndaj selisë së PS nuk ishte për Edi Ramën por për socialistët, për t’i thirrur ata në një duel civil dhe konflikt social që do të ishte praktikisht momenti i parë drejt një stabilizimi që mund të përshkallëzohej deri në nivelet ekstreme që do e çonte Shqipërinë në vitin zero”, tha Muça në intervistë me gazetarin Flogert Muça./M.K-dritare.net