
Meta: Lironi të burgosurit politikë në Shqipërinë e 2020!
E Mërkurë 20 Maj 2020, 11:11
Dritare.net
Presidenti Ilir Meta përmes një postimi në Facebook ka bërë apel për lirimin e të arrestuarve që kanë protestuar për shembjen e Teatrit Kombëtar.
“Të gjitha ARRESTIMET, NDALIMET dhe PROCEDIMET për mbrojtjen paqësore të Teatrit Kombëtar janë vetëm POLITIKE.
Vetë operacioni për shembjen e tij ishte kryevepra e asgjesimit përfundimtar të çdo iluzioni për ekzistencën e shtetit të së drejtës në Shqipëri.
LIRONI TË BURGOSURIT POLITIKË NË SHQIPËRINË E 2020!”, shkruan Meta./E.B-dritare.net

















