Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

79% e të prekurve fitojnë betejën me Covid-19, 16 të shëruar sot

79% e të prekurve fitojnë betejën me Covid-19, 16 të

Ministria e Shëndetësisë ndërsa bëri të ditur që në 24 orët e fundit janë regjistruar 15 raste të reja me Covid-19, njoftoi se edhe 16 qytetarë janë shëruar.

Në total, 79% e të rekurve me koronavirus janë shëruar.

Të shëruar janë 16 qytetarë. Gjendja në spitalin infektiv paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 15 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive. Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 964 qytetarë. Prej tyre, rreth 79% janë të shëruar.

Në vendin tonë aktualisht janë 175 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër”, tha Dr. Flutura Beqo, nga Ministria e Shëndetësisë./E.B-dritare.net