
Pas një dite pushim, sërish sot protestë për Teatrin
E Mërkurë 20 Maj 2020, 09:09
Dritare.net
Që pas shembjes së Taatrit të dielën e 17 majit, në orën 04:30 të mëngjesit, në zonën përreth godinës së rënë ka pasur protesta, të cilat herë pas here janë shoqëruar me trazira dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.
Dje nuk pati protestë në orën 17:30, për shkak se ishte Nata e Kadrit, një nga datat më të rëndësishme të kalendarit mysliman.
Por sot do të ketë sërish protesta me aktiviste, artistë dhe mbështetës të opozitës, të cilët do të protestojnë duke kërkuar drejtësi për shembjen e Teatrit Kombëtar.
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka njoftuar se tubimi do të zhvillohet në orën 17:30 tek Hyrja e Pendonales së Tiranës./E.B-dritare.net

















