Na ndiqni edhe në

Bota

SHBA raporton më shumë se 20,000 raste të reja Covid-19

SHBA raporton më shumë se 20,000 raste të reja Covid-19

Në 24 orët e fundit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë regjistruar 20,260 raste të reja me koronavirus dhe 1,574 vdekje, sipas Universitetit Johns Hopkins, informon dritare.net.

Kjo ka bërë që numri i përgjithshëm të shkojë në 1.528.568 raste dhe 91.921 vdekje.

Totali përfshin raste nga të 50 shtetet, rrethi i Kolumbisë dhe territoret e tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara./E.B-dritare.net