Na ndiqni edhe në

Dritarja e Doktorit

Kolonoskopia, çfarë duhet të dini para se ta bëni!

Kolonoskopia, çfarë duhet të dini para se ta bëni!

Kanceri kolorektal është një lloj kanceri që prek zorrën e trashë dhe është një nga llojet më të zakonshme të kancerit në mbarë botën.

Rreziku i kancerit kolorektal rritet me moshën. Përgjithësisht prek personat mbi 50 vjeç, por ka raste përjashtuese. Ky lloj kanceri ka disa mënyra ekzaminimesh, por më e rëndësishmja, është kolonoskopia.

Dritare TV mori në intervistë dr. Ilir Kajon, mjek gastro-hepatolog për të marrë më shumë informacione rreth ekzaminimit të këtij lloj kanceri.

“Mjekësia ka një arsenal mënyrash për të diagnostikuar kancerin e zorrës së trashë. Evidentimi nëse në feçe ka prezencë të gjaku. Kjo është analiza që quhet feçe për gjakun e fshehtë. E cila ka mënyrën klasike të ekzaminimit.

Në vendin tonë bëhet analiza e feçes gjaku kult si në praktikën e check-up. Metoda të tjera janë ekzaminimi me gisht i kanalit anal dhe i pjesës fundore të zorrës së trashë. Kjo bëhet më tepër kur i sëmuri ka shqetësimin e gjakut të kuq por edhe diskomfortit të kanalit anal, dhimbje, djegie.

Por për të vendosur diagnozën përfundimtare është kolonoskopia. Është i vetmi ekzaminim i cili të lejon marrjen e grimcave indore, që në mjekësi quhet biopsi.

Çfarë është kolonoskopia?

Kolonoskopia është një ekzaminim, i cili kryhet nëpërmjet endoskopëve, I cili futet në kanalin anal dhe ndjek të gjithë trajektoren e zorrës së trashë që ka një gjatësi rreth një metër. Ky ekzaminim nuk mund të kryhet nëse zorra nuk zbrazet nga përmbajtja e saj 24 orë përpara.

Që të bëhet kolonoskopia është e detyruar që të merret një konsensus mes doktorit dhe pacientit. Cfarë rreziqesh mund të ketë. Rreziqet përfshijnë hemorragji, çarje, edhe vdekje. Por janë ekstremisht shumë të rralla.

Ndaj dua të them një mesazh për pacientët, mos u frikësoni nga kolonoskopia, por nga e paditura”, u shpreh mjeku Kajo./L.F-dritare.net