Simptomat në laring e veshë që paralajmërojnë tumor. Flet mjeku ORL!
Dritare.net
Kirurgu ORL Alfred Aga në Dritare Tv ka treguar vitet e fundit është rritur numri i pacienteve të diagnostikuar me tumor në rrugët e frymëmarrjes, të cilat fillimisht si simptomë kanë bllokimin e hundëve, sekrecionet, bllokimin e veshëve etj.
Mjeku theksoi se ndër shkaktarët kryesor për tumor në laring është duhani, por edhe alkooli. Po ashtu shpjegoi se shumë raste me tumor në laring, kanë ardhur si pasojë e infeksioneve virale.
“Rastet më të shpeshta që diagnostikojmë janë pacientët që kanë probleme me rrugët e frymëmarrjes, bllokim hundësh, sekrecione, bllokim të veshëve, pasi virozat e para komplikojnë me infeksione në rrugët e sipërme të frymëmarrjes. Por ka dhe raste të pacientëve me sëmundje tumorale në pjesën e kokës dhe qafës. Vitet e fundit ndërgjegjësimi është rritur dhe kemi një përmirësim të kujdesit të pacientëve për shëndetin e tyre.
Nëse më parë shihnim stade për tumoret, kemi një ndërgjegjësim pasi nuk vijnë në stade të avancuar, por stadi i parë dhe i dyti, që kanë sukses më të lartë për trajtimin. Puna e përditshme ka të bëjë me tumoret e kokës së qafës, jo vetëm me tumoret e laringut, përfshihen edhe ato të tiroides, pjesës së sipërme të gojës, së gjëndrës së pështymës, deri tek ato që janë në kufi mes trurit dhe hundës. Në rastet e tumorit të laringut, pirja e duhanit dhe alkoolit janë ndër shkaktarët kryesorë, sidomos duhani. Tumori i laringut fillon në traktin tretës, nëse bashkon të dy faktorët, kemi një rritje 20 fish që të diagnostikohemi me tumor. Vitet e fundit ka një tendencë të këtyre rasteve, pasi shumë tumore po shfaqen si pasojë e infeksioneve virale. Kur pacienti është mbartës, japin probabilitet për tumor. Siç është tumori i mitrës, për shkak të infeksionet virale”, tha mjeku./M.K-dritare.net