Kampionati/ OBSH: Festa e tifozëve do të jetë shkatërruese!
E Hënë 12 Korrik 2021, 15:03
Dritare.net
Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri një reagim pas ndeshjes së Kampionatit Evropian duke dhënë alarmin për infeksionet me Covid. Maria van Kerkhove, menaxhere teknike e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për krizën Covid-19 tha se varianti delta i virusit, do të infektojë në masë njerëzit e pavaksinuar.
“Nuk mund të argëtohem kur shoh këto imazh. Kovidi nuk do ta bëjë pushim sot. Varianti delta do të përfitojë nga njerëzit e pavaksinaur që qëndrojnë në ambiente të mbushura me njerëz, pa maska, duke bërtitur, gëzuar e kënduar. Kjo është shkatërruese", tha Kerkhove pas festës së tifozëve italianë dhe anglezë në finalen evropiane./L.F-dritare.net