Na ndiqni edhe në

Politikë

Ambasadorja Kim: Mbështesim Ballkanin e Hapur!

Ambasadorja Kim: Mbështesim Ballkanin e Hapur!

Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim, shprehu mbështetjen e saj ndaj Ballkanit të Hapur. Komentet e diplomates amerikane për Ballkanin e Hapur edhen pas konferencës “Shqipëri-SHBA” që po zhvillohet në Tiranë në kuadër të 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve midis dy vendeve.

‘Mbështesim të drejtën e Ballkanit Perëndimor të jenë të integruar në Evropë. Do përpiqemi të fshijmë çdo barrierë që ka mbetur nga Ballkani i Hapur për të gjitha vendet e rajonit.’- tha ambasadorja.

“Ne mbështesim të drejtën e vendeve të Ballkanit Perëndimor që të jenë të integruar në Europë dhe të integruar mes tyre. Ne do të vazhdojmë të mbështesim të gjithë përpjekjet, përfshirë dhe Ballkanin e Hapur, në mënyrë që të kontribuojnë për procesin e integrimit që ndiqet nga BE dhe që janë të hapur për 6 vendet”, deklaroi ambasadorja Kim./L.F-dritare.net