
Po tradhtoj burrin tim dhe nuk ndihem në faj
Dritare.net

E dua burrin tim, por kam 2 muaj që shoqërohem me një koleg. Nuk mund t’ia them askujt dhe nuk ndihem në faj. E gjitha filloi, sepse burri im nuk më kënaq më, si në fillim. Ai punon shumë dhe ndihet përherë i lodhur. Nuk ndihem më e dëshiruar. Nuk dua të rrezikoj martesën time, por s’di ç’të bëj. Shpresoj që ai mos ta marrë vesh kurrë.
Përgjigjet Sofi
Një tradhti mund të ketë shumë arsye, mërzi, zemërim, mungesë besimi, por nuk ka pse të jetë fundi i një marrëdhënieje. Mendoj se, keni nevojë të kaloni kohë cilësore me burrin tuaj, të jini më të afërt. Duhet të flisni për prioritetet tuaja, për kohën kur ju ishit të lumtur bashkë dhe atë që do të donit ta rikthenit si më parë. Nuk është nevoja të ta them, por nëse ti dëshiron ta shpëtosh këtë martesë, duhet të heqësh dorë nga kolegu, me të cilin shoqërohesh. Është në dorën tënde nëse do t’i tregosh bashkëshortit, apo jo. Uroj të gjesh zgjidhjen e duhur!/dritare.net/
Ke një problem? Ke një sekret? Ke një pyetje? Më dërgo mesazh privat në Instagram @dritare_net ose në Facebook dritare.net. Për rubrikën Rrëfehu te Sofi. Do kesh përgjigje në faqe, brenda javës.

















