Na ndiqni edhe në

Arkiv

Plas sherri mes aktorëve për largimet nga "Portokalli", ja çfarë thotë Betim Spërdhima!

Plas sherri mes aktorëve për largimet nga "Portokalli", ja
Largimet e aktorëve nga spektakli i humorit “Portokalli”, ka hapur shumë debate dhe ka sjellë përplasje mes aktorëve. Pak ditë më parë, aktori Julian Deda, akuzonte regjisorin Altin Basha, për largimet e aktorëve. Por, përveç aktorëve që kanë pasur përplasje me regjisorin Altin Basha, ka edhe nga ata që e falenderojnë për punën dhe ndihmën e dhënë.

Rezart Veleshja, i njohur me rolin e tij si Betim Spërdhima, ka rikthyer në Instagram, një postim të bërë për 10 vjetorin e Top Channel. Ai ka falënderuar në mënyrë speciale, regjisorin e “Portokallisë”, Altin Bashën.

“Sot mbush 10 vjec ne tv nr 1 ne shqiperi Top Channel! U rrita artistikisht ne kete shpi me prinder te mire edhe te mencur! Nje falenderim shkon per Altin (Bishen) qe me beri ky qe jam! Ai qe nuk harroet eshte ledjo Lako qe ishte i pari qe me shoqeroj ne kete skene edhe me mesoj hapat e para! Flm te gjitheve qe me mbeshtetet! Por mos harroni kete jave ne tv tuaj vjen portokalli me lart se kurre me pare nje super skenografi edhe numra surpriz pa fund nga Flor Binaj,Ledjo Lako Gazmend Paja,Marin Orhanasi etj etj,”- shkruan aktori në rrjete sociale.