
Patentat e reja, hiqet grupi i gjakut dhe shenjat e gishtave
Dritare.net

Në një prononcim për “Ora News”, drejtori i lejeve të drejtimit në shërbimin e transportit rrugor, Shkëlqim Gruda thekson se heqja e grupit të gjakut është si rezultat i ndryshimeve të fundit në Kodin Rrugor i cili është miratuar pak kohë më parë më të cilin parashikohet që kjo kategori nuk do të shënohet më në lejet e reja të drejtimit që do të shpërndahen vitin e ardhshëm. “Heqja e grupit të gjakut është nga kodi rrugor i cili është miratuar, nuk shënohet. Lidhur me shenjën e gishtit vazhdon akoma trë aplikohet vendosja e shenjës së gishtit deri në momentin kur të dalë leje drejtimi model i ri, që parashikohet nga janari i 2017. Leja e drejtimit që do të hyjë pas janarit do të jetë pothuajse identike si leja e drejtimit të shteteve të BE”- bën me dije Shkëlqim Gruda. Drejtori i lejeve të drejtimit në shërbimin e transportit rrugor, thotë se ndryshimet do të reflektohen në 2017, ku do të ketë risi të tjera në procedurat e marrjes së lejes së drejtimit.

















