
Partia Demokratike: Ja 4 pyetjet që duhet t’u përgjigjen Rama dhe Veliaj!
Dritare.net

“Edi Rama detyroi sot Erion Veliajn dhe Arben Ahmetajn të bëhen qesharakë në sytë e shqiptarëve. Duke bërë sikur nuk kuptojnë për çfarë kanë firmosur, ata synojnë të mbulojnë skandalin tjetër në zonën pranë Unazës së Re.
E vërteta, e bazuar në dokumente është se Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë ndryshuar Planin Urbanistik të Tiranës, në mënyrë që Lumi i Lanës të mos prekë tokën ku Edmond Bego do të investojë 60 milionë euro para të pista.
Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet t’u thonë shqiptarëve:
– Pse u ndryshua Plani Urbanistik i Tiranës dhe pse u devijua Lumi i Lanës në zonën ku planifikon të ndërtojë Edmond Bego?
– A ka aplikuar Edmond Bego për leje ndërtimi me projektin e hartuar nga kompania italiane MISALAB?
– A ka regjistruar në hipotekë Edmond Bega pronat për efekt të ndërtimit të pallateve?
– A do të prishen banesat e 200 familjeve për t’i hapur rrugë ndërtimit të pallateve nga Edmond Bega?
Partia Demokratike e ka të qartë se Edi Rama dhe Erion Veliaj nuk mund të përgjigjen dot, sepse janë pjesë e projektit mafioz për pastrimin e parave të pista të krimit.”,- thekson PD-ja./K.C/dritare.net

















